Presidenti i ri i SHBA, Barack Obama do t’i kushtoje vemendje Ballkanit dhe do te caktoje nenpresidentin Joe Biden dhe sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, qe te merren me ceshtjen e Kosoves.

Keshtu ka deklaruar ish-diplomati amerikan James Hooper, sipas te cilit kjo eshte dicka shume pozitive pasi Biden e njeh jashtezakonisht mire Ballkanin.

“Biden eshte nje personalitet shume i qendrueshem, i ndershem dhe i balancuar, qe i kupton mjaft mire ceshtjet e rajonit. Gjithashtu, ai eshte ne gjendje te marre nje qendrim me te ashper”, ka pohuar Hooper.

Ndersa persa i perket Hillary Clinton, ai eshte shprehur se, “ajo kurre nuk do ta zhvleresoje luften e bashkeshortit, presidentit Bill Clinton”.

Top Channel