Falsifikonin euro, 109 te arrestuar ne Itali

28/01/2009 12:20

Policia italiane ka zbuluar nje rrjet te gjere falsifikatoresh te monedhave dhe bankenotave euro. 109 persona qe u perkisnin disa organizatave, jane arrestuar gjate nje operacioni te gjere nga forcat e antikrimit ne disa rajone te Italise.

Ato kishin vendosur lidhje mes tyre dhe kishin krijuar nje rrjet, qe vepronte ne gjithe territorin italian dhe ne Spanje, Gjermani dhe Lituani.

Te arrestuarit kishin krijuar nje perandori te parave te falsifikuara, ndersa tregtonin euro te prerjeve te ndryshme. Operacioni u zhvillua fale bashkepunimit nderkombetar. Karabinieret zbuluan kater laboratore qe prodhonin bankenota, monedha dhe letra me vlere, si dhe konfiskuan nje 1,240 milione euro false.

Top Channel