Bombe ne Bogota, dy te vdekur

28/01/2009 09:40

Nje bombe ka shperthyer ne nje zone luksoze rezidenciale ne qender te kryeqytetin kolumbian, Bogota. Dy persona kane gjetur vdekjen, sipas burimeve policore.

Bomba ishte vendosur ne nje bankomat prane nje videoteke ne nje pallat dykatesh. Policia rrethoi zonen ku ndodhi shperthimi, ndersa asnje grup nuk ka marre ende pergjegjesine per sulmin.

Kolumbia eshte perfshire prej vitesh nga konflikte mes grupeve te armatosura, karteleve te droges dhe shkeljet e te drejtave te njeriut. Sipas ministrit te Mbrojtjes, Juan Manuel Santos, shperthimi ishte i njejte me sulmet e meparshme te FARC, qe synojne te zhvasin para nga biznesmenet lokale dhe dyshohet qe edhe dyqani i videove Blockbusters mund te kete qene objektivi i radhes.

Top Channel