Kreret me te larte te shtetit te Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane reaguar sot pas doreheqjes se tre krereve te FSK-se, duke kerkuar qe ceshtja te mos politizohet.

Dy zyrtaret e larte kane pranuar se ka pasur parregullesi gjate procesit te perzgjedhjes se anetareve te FSK-se dhe kane kerkuar qe te rishikohen me kujdes leshimet qe mund te jene bere gjate ketij procesi.

“Jemi ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e NATO-s, ne menyre qe te gjitha leshimet qe kane ndodhur te permiresohen. Nuk duhet lejuar qe kjo ceshtje kaq e madhe per vendin te politizohet per perfitime te ngushta politike”, ka deklaruar Thaci.

Apelit te presidentit dhe kryeministrit i eshte bashkuar edhe kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi, i cili ka nenvizuar se zoteron informacione se gjate procesit te perzgjedhjes se anetareve te FSK-se ka pasur mungese profesionalizmi.

Top Channel