Rusia bashkohet me Serbine dhe paralajmeron ndermarrjen e hapave kunder Forces se Sigurise se Kosoves.

Ambasadori rus ne Beograd, Aleksander Konuzin, eshte shprehur kunder ngritjes se kesaj force dhe trainimit te saj nga KFOR-i.

Moska e ka cilesuar vendimin si te paligjshem dhe ne kundershtim me te drejten nderkombetare. “Vetem Keshilli i Sigurimit i OKB-se mund te rregulloje organizimin e sistemeve ne Kosove, perfshire ketu dhe sigurine”, ka deklaruar ambasadori Konuzin.

Ne nje interviste per gazeten “Danas”, Konuzin ka thene se per kete ceshtje do te diskutohet ne kuader te raportit te ri te sekretarit te pergjithshem te OKB-se per Kosoven. “Krijimi i FSK-se eshte ne kundershtim me Rezoluten 1244, ku saktesohen ceshtjet e pranise se forcave nderkombetare te sigurise”, tha ai.

Top Channel