Partite maqedonase jane te alarmuara pasi druhen se kandidaturat e tyre per zgjedhjet presidenciale te 22 marsit nuk do te votohen nga popullsia shqiptare.

Dy pretendentet per postin e kreut te shtetit jane Gjorgje Ivanov i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe Lubomir Frckovski nga LSDM.

Ivanov eshte vleresuar si nje nga kundershtaret me te zjarrte te Marreveshjes se Ohrit, ndersa Frckovski, ish-minister i Brendshem, njihet si nje figure politike me qendrime kontradiktore per shqiptaret.

Por pavaresisht kesaj, LSDM ka ftuar gjithe elektoratin qe te votoje Frckovskin, duke e cilesuar ate si nje kandidature profesionale dhe te pergatitur, “ndryshe nga kandidatura e partise se kryeministrit Gruevski”.

Nderkohe, partia Demokracia e Re do te garoje ne zgjedhje me kandidaturen e Imer Selmanit, ndersa Liberal-Demokratet me ish-diplomatin Nano Ruzhin. Nuk do te mungojne as kandidatet e pavarur, mes te cileve spikat ish-ministri i Brendshem, Lube Boshkovski.

Dy partite shqiptare BDI dhe PDSH nuk i kane publikuar ende qendrimet e tyre. Kryetari i PDSH, Menduh Thaci ka deklaruar se gjate kesaj jave do te dale me nje vendim. Ai ka mohuar zerat se me Ali Ahmetin kane rene dakord per nje kandidat te perbashket.

Top Channel