Obama e Medvedev: Te leme pas ndarjet

27/01/2009 18:10

Shtepia e Bardhe ka njoftuar sot se presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu rus Dmitri Medvedev kane zhvilluar dje nje bisede telefonike, gjate se ciles kane rene dakord per t’i dhene fund ftohjes se marredhenieve mes dy vendeve.

“Dy presidentet rane dakord se jane te dy lidere te nje gjenerate te post-luftes se ftohte dhe se kane nje mundesi unike per te krijuar marredhenie te mira mes dy vendeve”, thuhet ne komunikaten e Shtepise se Bardhe.

Gjate bisedes Obama e Medvedev e kane vene theksin edhe tek rendesia e bashkepunimit mes fuqive te medha per te zgjidhur krizen ekonomike globale.

Presidenti Obama po sinjalizon ne keto dite te para te punes se tij ne Shtepine e Bardhe, synimin e tij per te ndryshuar politikat e parardhesit te tij, George W. Bush.

Mbetet per t’u percaktuar qendrimi i Obames ndaj projektit te mburojes anti-rakete, nje nga faktoret kryesore qe ndau Mosken dhe Uashingtonin.

Nderkohe, ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov ka bere te ditur se Obama dhe Medvedev mund te takohen ne Londer, ku do te marrin pjese ne punimet e sajmitit te G-20.

Top Channel