Presidenti i Malit te Zi, Filip Vujanovic ka shpallur sot vendimin per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme politike me 29 mars.

Vendimi i kreut te shtetit erdhi pas atij te miratuar dje ne Parlament, ne kuader te nismes se qeverise, per shkurtimin e mandatit.

Nevojen per mbajtjen e zgjedhjeve, qeveria e ka justifikuar me domosdoshmerine e sigurimit te mandatit te plote 4 vjecar per t’u perballur me ceshtjet qe kane te bejne me procesin e anetaresimit ne BE.

Top Channel