Lindje e Mesme, Obama: Te vendosur per paqe

27/01/2009 02:55

Shtetet e Bashkuara kane ndermend te perfshihen konkretisht dhe ne menyre konstante per paqen mes izraeliteve dhe palestinezeve.

Keshtu eshte shprehur presidenti Barak Obama gjate takimit ne Shtepine e Bardhe me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe te derguarin special ne Lindjen e Mesme George Mitchell.

“Mitchell do te zhvilloje te marten viziten e pare te tij ne rajon dhe nuk do te shkoje te beje fotografimin e situates, por per te arritur rezultate konkrete me besimin e plote timin dhe sekretares se Shtetit”, eshte shprehur Obama.

Top Channel