Guvernatori i Bankes se Greqise paralajmeroi bankat greke qe te mos transferojne fondet nga paketa qeveritare e ndihmes, ne deget e tyre ballkanike, per shkak te frikes nga trazirat financiare ne keto vende.

Fondi i qeverise perfshin 28 miliarde euro ne mbeshtetje te sektorit bankar. Megjithese flitet per Ballkanin, guvernatori i Bankes se Greqise George Provopoulos nuk e permend Shqiperine ne listen e vendeve per te cilat e shqeteson impakti i krizes globale, si Rumania, Bullgari dhe Serbia ku ka patur nje vershim te huadhenies ne valute.

“I kam keshilluar bankat te jene me te kujdesshme dhe te huazojne mbi bazen e fondeve lokale qe disponojne dhe te marrin ne konsiderate kushtet ekonomike vendase”, thote guvernatori grek per “Financial Times”.

Paralajmerimi i tij vjen pasi 10 banka nderkombetare, perfshi edhe nje greke, i bene thirrje qeverive te BE-se qe me politikat e tyre anti-krize te mos diskriminojne vendet jashte eurozones.

Kryekonomisti i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim thote se perben nje shqetesim vertet te madh, fakti se vendet e Evropes Perendimore pergatisin paketa ndihmese per sektorin bankar, te cilat diskriminojne vendet e tjera.

Sipas FT, Banka Qendrore Evropiane u tregua e gatshme te ndihmoje nje vend anetar si Hungaria, por po tregohet e kujdesshme ndaj propozimeve per asistence ndaj vendeve qe nuk jane ne bllok.

Bankieret po shqetesohen ne vecanti prej renies se shpejte te monedhave vendase, qe po i shtrengojne huamarresit te kerkojne kredi ne monedha te huaja.

Me teper se 70% e huave ne Serbi jane ne monedha te huaja, ne Hungari 60% dhe ne rreth 50% ne Rumani e Bullgari.

“Nese kushtet ekonomike ne keto vende perkeqesohen, atehere bankat greke mund te ekspozohen jo vetem ndaj riskut te kredive, por dhe atij te kursit te kembimit”, thote guvernatori i Bankes Greke.

Nderkohe, ne disa vende shqetesimet per terheqjen e fondeve nga bankat e huaja prej rajonit kane filluar. 600 milione euro u transferuan jashte Serbise nga bankat nderkombetare ne dhjetor dhe te kontaktuara nga FT, asnjera prej tyre nuk ka pranuar te komentoje.

Ne Rumani, Banka Qendrore njoftoi se derdhjet nga te huajt pritet te ngadalesohen, por jo te ndalen.

Top Channel