Drejtori i Pergjithshem i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti u beri thirrje pjestareve te policise qe te mos dalin ne protesta.

Ne nje interviste  per Top Channel numri nje i policise u shpreh ne favor te rritjes se te ardhurave per pjestaret e policise, mirepo kundershtoi cdo hap tjeter radikal i cili sipas drejtorit te Policise nuk do te ndikoje  ne realizimin e kerkesave te tyre.
 
“Protesta nuk duhet te realizohet dhe me ane te saj nuk mund te arrihen qellimet e ligjshme”, u shpreh Sheremet Ahmeti, drejtor i Pergjithshem i Policise se Kosoves

Pavaresisht perpjekjeve te qeverise dhe te strukturave te tjera policore per parandalimin e protestes, sindikalistet qendrojne prapa vendimit te tyre.

Ministria e puneve te Brendshme dhe Sindikata e Policise se Kosoves ne bashkpunim me drejtorine e Policise, ne tetor te vitit 2008 kane nenshkruar nje marreveshje e cila parasheh pagesa shtese per pjestaret e policise. Marreveshja e cila perputhet edhe me ligjin mbi policine te miratuar ne kuvend, deshtoi ne fillim te janarit kur ministria e puneve te brendshme doli me qendrimin se nuk ka mjete buxhetore per rritjen e te ardhurave te pjestareve te policise se Kosoves.

Top Channel