Sindikata e policise se Kosoves ka vendosur qe me 31 janar te zhvilloje nje proteste ne Prishtine, si shenje pakenaqesie ndaj moszbatimit te marreveshjes nga ana e qeverise.

Sic raportojne mediat kosovare, edhe pse ishte angazhuar per nje zgjidhje institucionale te problemeve, sindikata policore ka vendosur te protestoje per plotesimin e kerkesave te saj.

Konkretisht, ajo kerkon qe qeveria te zbatoje ligji per policine qe ka te beje me shtesat financiare, ne menyre qe t’u jepen fund pakenaqesive ne radhet e SHPK.

Megjithate, sindikata ka njoftuar se eshte ne dijeni te veshtiresive ekonomike te Kosoves dhe se protesta nuk ka si qellim presionin ndaj qeverise.

Ne nje situate te ngjashme ndodhet edhe sindikata e sherbimit civil, e cila e konsideron si joserioze oferten e kryeministrit Hashim Thaci per nje ngritje te pagave te punonjesve civile me 10%.

Top Channel