Qeveria e Kosoves ka vendosur sot rritjen e pagave te punonjesve te administrates me 10 perqind dhe te pensionisteve me 12%.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se kjo rritje eshte ne perputhje me ngritjen e pergjithshme ekonomike ne vend.

Po sipas kryeministrit, i cili u prononcua gjate mbledhjes se qeverise, kjo rritje pritet te filloje qe me pagat e muajit janar.

Po sot, qeveria kosovare miratoi edhe Rregulloren e Sekretariatit te Keshillit te Sigurise, qe do te funksionoje si organ mbeshtetes i Keshillit te Sigurise.

Top Channel