Vonesa e zgjedhjes se drejtorit te Sherbimit Inteligjent te Kosoves nga ana e presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaci, sipas zyrtareve te partive opozitare, po e demton kete sherbim ende pa u formuar.

Partia Social-Demokrate e Kosoves u rekomandon krereve te Shtetit qe t’i japin prioritet sektorit te sigurise.

“Institucionet e Kosoves duhet te kene prioritet ndertimin e sektorit te sigurise dhe te mos tentojne ne asnje kohe politizimin e tij. Sa me shpejt te zgjidhen drejtuesit e institucionit te inteligjences dhe te kompletojne gjithe fushen e sigurise!”, eshte shprehur zedhenesi i PSDK-se, Gezim Kasapolli.

Nderkaq zyrtaret e qeverise vazhdojne te theksojne se kjo vonese vjen per shkak se kjo ceshtje kerkon kujdes te vecante.

“Konsultimet mes krereve te shtetit jane ne fund dhe ne shume shpejt besojme se ata do te dalin me propozimet e tyre, sepse besoj se ka ardhur koha qe ata te vendosin se kush do te jene njerezit qe do te udheheqin kete institucion ne te ardhmen”, tha zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi.

Kritika te shumta drejtuar presidences dhe qeverise se vendit per moszgjedhjen e drejtorit te Sherbimit Inteligjent te Kosoves vjen edhe nga partite e tjera opozitare.

AAK-ja dhe AKR-ja kane akuzuar lideret shteterore se shkak i voneses eshte perpjekja per te zgjedhur ne krye te Sherbimit Sekret te preferuarit e tyre mbi baza partiake.

Top Channel