SHBA, eksperimenti qelizor shton shpresat e te paralizuarve

24/01/2009 19:15

Ne SHBA ka nisur nje eksperiment shkencor ne lidhje me qelizat embrionale per te testuar nje terapi te re tek njerezit e paralizuar.

Sipas “Geron Corp”, mijera njerez kane provuar te implementojne qeliza te shendosha por per here te pare do te testohet kapaciteti produktiv i qelizave embrionale.

Vendimi per nisjen e testeve shkencore eshte dhene nga “Food and Drugs Administration” qe ka marre edhe miratimin e Shtepise se Bardhe menjehere sapo Barak Obama u emerua president. Keshilltari i presidentit per shkancen, Thomas P. Holdren eshte shprehur pro ketij eksperimenti qe u jep nje shprese te re gjithe njerezve te paralizuar.

Ne testim do marrin pjese dhjetra te semure, ndaj te cileve shpresohet qe qelizat embrionale te krijojne procese rigjenerimi ne pjeset e demtuara.

Top Channel