Sarkozy shkarkon ministren e Drejtesise

23/01/2009 12:15

Ministrja franceze e Drejtesise, Rachida Dati, eshte shkarkuar nga detyra 21 dite pasi solli ne jete nje vajze. 

Kthimi ne pune i ministres vetem pese dite pas lindjes se foshnjes, shkaktoi reagime te forta ne France nga shume grupe feministe, ndersa flitet se presidenti Sarkozy qe e emeroi ate ne kete post, ka qene i zhgenjyer prej saj nga drejtimi i dikasterit.

Spekulimet kane shoqeruar shtatzenine e 43-vjecares, qe nuk ka treguar ende se cili eshte i ati i vajzes. Presidenti Sarkozy u perfol si nje nga emrat e mundshem, se bashku me te tjere VIP-a, si miliarderi Francois-Henri Pinault, ish kryeministri spanjoll Aznar, apo ministri francez i Sportit, Bernard Laporte.

Duke qene e njohur per nje jete te nderlikuar private, ministrja eshte pyetur shpesh per kete ceshtje, por asnjehere nuk ka preferuar ta komentoje. Dati mori detyren e ministres ne majin e vitit 2007. Ajo ka qene nje figure e sulmuar nga media, per shkak te shijeve te saj dhe dashurise per moden.  
 

Top Channel