Papa: Maqedonia meriton te jete pjese e BE
23/01/2009 16:00
Papa Benedikti XVI priti sot ne nje takim presidentin maqedonas Branko Cervenkovski, te cilit i shprehu qendrimin e Vatikanit se, Maqedonia meriton te jete pjese e BE-se dhe NATO-s.
Gjate takimit, Ati i Shenjte ka folur edhe per ceshtjen e emrit me Greqine, duke theksuar se eshte i interesuar per zgjidhjen sa me shpejte te saj, ne menyre qe Maqedonia te implementoje proceset integruese.
Me tej Papa Benedikti ka vleresuar modelin e zhvillimit te shoqerise se Maqedonise, te cilen e ka cilesuar si multietnike, multifunksionale dhe ku respektohen lirite fetare.
Top Channel