Obama lejohet te mbaje celularin BlackBerry

23/01/2009 10:00

Barack Obama eshte lejuar te mbaje telefonin e tij BlackBerry, duke u bere keshtu presidenti i pare amerikan qe i lejohet aksesi ne posten elektronike ne Shtepine e Bardhe.

Zedhenesi Robert Gibbs tha se nje kompromis do te lejoje presidentin te qendroje ne kontakt me pjesetare te stafit dhe miq te tij, por perdorimi do te jete i kufizuar. Por ekziston shqetesimi se persona te tjere mund te shohin e-mailet e presidentit.

“Siguria eshte rritur per te realizuar nje komunikim efektiv dhe te mbrojtur”, tha Gibbs. Ky eshte nje lajm i mire per presidentin, qe eshte pare shpesh gjate fushates duke kontrolluar e-mailin ne BlackBerry-n e tij.

Me pare Obama kishte deklaruar per CNN se celulari ishte nje nga mjetet per te qene i sigurte se do te komunikoje me njerezit.

Presidentet Bush dhe Clinton nuk jane lejuar te perdorin e-mail gjate presidences se tyre.

Top Channel