Mbi 74% e qytetareve te Maqedonise jane te mendimit se vendi do te kete perfitime nga anetaresimi ne Bashkimin Evropian.

Keshtu thote nje sondazh i kryer se fundmi nga “Standard Eurobarometer”, i cili gjithesesi nenvizon se ndryshe nga nje vit me pare, numri i maqedonasve qe perkrahin hyrjen ne BE ka rene me 8%.

Nderkohe, persa u perket dy shteteve qe kane statusin e kandidatit, Kroacia dhe Turqia, numri i personave pro anetaresimit ka pesuar gjithashtu renie nen 50%.

Sondazhi i “Standard Eurobarometer” u realizua duke intervistuar qytetaret e 27 vendeve anetare te BE, si dhe vendet kandidate per anetaresim, Kroacia, Turqia dhe Maqedonia.

Top Channel