Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-se, Menduh Thaci kane lene menjane mosmarreveshjet dhe perplasjet dhe kane zhvilluar mbremjen e sotme nje takim, ne qender te te cilit kane qene zgjedhjet e ardhshme dhe zhvillimet e fundit politike.

Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, sipas te cilave gjate takimit Ahmeti i ka kerkuar Thacit qe ne zgjedhjet presidenciale te dalin me nje kandidat shqiptar te perbashket. Megjithate, gjithcka mbetet e pakonfirmuar edhe nga vete dy lideret.

“Kemi rene dakord qe zgjedhjet e ardhshme te 22 marsit te kalojne ne nje atmosfere te qete dhe demokratike”, eshte shprehur Ahmeti pas takimit.

Ndersa Thaci, nga ana e tij eshte treguar me i permbajtur duke thene vetem se: “Kur isha une ne pushtet Ahmeti nuk pranoi te takoheshim, ndersa tani qe eshte ai une pranova”.

Nder te tjera, kreu i BDI, Ahmeti ka mohuar ekzistencen e nje marreveshjeje zyrtare mes tij dhe Gruevskit. “Nuk ka marreveshje te shkruar me kryeministrin Gruevski, por vetem nje marreveshje ne parim”, ka sqaruar Ahmeti.

Top Channel