“Serbia po pengon perpjekjet per zbardhjen e fatit te personave te zhdukur ne Kosove”.

Keshtu ka deklaruar zv/kryeministri Rame Manaj gjate nje takimi me perfaqesues te fushes se drejtesise ne misionin EULEX. Qeveria e Kosoves ka akuzuar Beogradin, se edhe pas 10 vjetesh te perfundimit te luftes nuk po tregon gatishmeri qe te bashkepunoje per zbardhjen e fatit te rreth 1900 personave te humbur.

“Perpjekjet e Prishtines nuk kane qene plotesisht efektive. Veshtiresite qendrojne ne sektorin e bashkepunimit me Serbine, ndersa nuk mund te shmangen dhe nuancat politike te problemit. Adresa per numrin me te madh te ketyre te zhdukurve eshte Republika e Serbise”, tha Manaj. Ai shtoi se qeveria kosovare do te bashkepunoje me EULEX-in, qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt.

Nje njesi e policise per krime lufte dhe prokurore te specializuar ne fushen e krimeve te luftes kane nisur shqyrtimin e rreth 12 mije dosjeve te trasheguara nga UNMIK-u.  

Top Channel