Policia e Kosoves ka arrestuar sot nje banor serb, Bora Stankovic, i dyshuar per grabitje te kishave ortodokse ne rajonin e Gjilanit.

Lajmin e ka bere te ditur per mediat zedhenesi i SHPK-se, Veton Elshani, sipas te cilit 44 vjecari Stankovic akuzohet per disa vjedhje te kryera ne nentorin e kaluar.

Zedhenesi shton se ceshtja i ka kaluar menjehere prokurorise, e cila ka caktuar paraburgimin prej 30 ditesh per te arrestuarin.

Top Channel