Hamasi: Obama ben te njejtat gabime si Bushi

23/01/2009 01:50

Per Hamasin, mes Barak Obames dhe Xhorxh Bushit nuk ka asnje diference.

Zedhenesi i levizjes, Osama Hamdan duke folur nga Bejruti eshte shprehur per televizionin “Al Jazeera” se Obama po ben te njejtat gabime si paraardhesi i tij.

“Obama po ndjek gjurmet e Bushit dhe kjo do ta coje ne berjen e te njejtave gabime me Bushin qe i ka vene flaken rajonit, ne vend qe ta conte ne stabilitet”, tha Hamdan.

“Me Obamen Amerika eshte e destinuar per kater vite te tjera falimentimi ne Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Top Channel