Gazrat serre ne atmosfere, “faj” ka edhe natyra

23/01/2009 19:50

Nje sasi e konsiderueshme e gazrave serre te emetuar ne atmosfere si, metani dhe hidrokarburet leshohen nga natyra dhe jo nga njeriu.

Sipas te dhenave te publikuara nga disa shkencetare italiane, nga e gjithe sasia e gazrave serre te leshuara ne atmosfere, rreth 1/4-1/7 e tyre vjen nga natyra. Ky studim, do te revolucionarizoje menyren e te menduarit per kete problem, por ajo qe eshte me e rendesishme mund te nenvizohet ne faktin se etani dhe propane jane perberesit kryesore te gazrave qe emetohen ne atmosfere nga vete natyra.

Te dy keta elemente kane nje rol te rendesishem ne proceset fotokimike te ozonit troposferik. Keshtu, mendohet se 17 % e etanit dhe 10 % e etanit qe shkon ne atmosfere eshte pasoje e clirimit te gazrave nga Toka. Ky studim do te publikohet i plote ne revisten shkancore “Science”.

Top Channel