Duket si nje iPhone gjigand dhe perdor te njejtin sistem operativ. Produkti i ri i shumeperfolur i Apple quhet iPad, eshte dicka e ndermjetme mes telefonit dhe laptopit, ka nje ekran rreth 10 inç, nje procesor 1GHz dhe… nje bateri qe mban 10 ore!

Pajisja e re sherben per te naviguar ne internet, per te pare video, per te degjuar muzike, per te lexuar libra, gazeta e gjithcka tjeter qe mund te besh ne nje kompiuter, por ka komoditetin qe mund te mbahet ne pellembe te dores.

Jobs ka bere nje demostrim te produktit ne konferencen e shumepritur, te mbajtur pak me pare ne Yerba Buena Center. Nga demostrimi, duket qe produkti i ri ka funksionalitetet bazike te iPhone dhe nje tastiere touch screen qe mund te perdoret lirshem me te dy duart. Tre variante me memorie 16, 32 dhe 64GB do te jene te disponueshem.

Sipas Jobs, iPad do te jete i lidhur me Apple Store dhe iTunes dhe do te mund te perdore te gjithe aplikacionet ekzistuese per iPhone.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel