“Administrata e presidentit Obama nuk do te ndryshoje politiken e vet ndaj Ballkanit”. Deklarata vjen nga William Montgomery, ish-ambasador amerikan ne Kroaci dhe Serbi.

Sipas tij, mund te ndodhe qe te emerohet ndonje emisar special per zgjidhjen e ceshtjeve te medha ne Kosove dhe Bosnje. Montgomery tha se sipas te gjitha gjasave, SHBA do te kete qendrim me te ashper ndaj Serbise.

Edhe profesori Mark Olmond nga Universiteti Oksford ka deklaruar se serbet nuk do ta kene te lehte me administraten e re.

Nderkaq, i ngarkuari me pune ne Ambasaden e Kosoves ne Uashington, Avni Spahiu, eshte shprehur se administrata e presidentit te ri Obama, nuk do ta ndryshoje kursin ndaj Kosoves. “Ne presim nje bashkepunim shume te mire edhe ne te ardhmen”, tha Spahiu, pas takimit me ish-sekretaren amerikane Medlin Ollbrajt, e cila eshte zotuar se do te vazhdoje mbeshtetja e SHBA-se per Kosoven.

Top Channel