Shqipëria, një mësim për Portugalinë

22/01/2009 11:25

Shqipëria duket se ka qenë një mësim shumë i mirë për skuadrën e Portugalisë, e cila, pas barazimit me kuqezinjtë dhe një
ecurie jo të mirë në eliminatoret e Grupit 1 për Botërorin Afrikë e Jugut 2010, rrezikon të mos kualifikohet.

Skuadra e Kristiano Ronaldos u mund 3-2 në shtëpi ndaj Danimarkës. Më pas u quajt si një “e keqe e vogël” barazimi 0-
0 ndaj Suedisë, në shtëpinë e kësaj të fundit. Por barazimi 0-0 ndaj Shqipërisë në Braga ka shërbyer për të nxjerrë në pah problemet e shumta të kësaj skuadre.

Për të shmangur rezultate të tjera të papëlqyeshme, të cilat do të komplikonin realizimin e objektivit, presidenti i federatës, Gilberto Mandil, synon marrjen e masave paraprake.

Në prag të ndeshjes kundër Suedisë, ata mendojnë të nxisin skuadrën nëpërmjet shpërblimeve të majme financiare, por
pa publikuar shifra.

Top Channel