SHBA, Virginia Tech tronditet nga nje vrasje

22/01/2009 18:10

Rikthehet ankthi dhe frika ne kampusin universitar te Virginia Tech ne SHBA, ku nje studente ka humbur jeten pasi eshte vrare me arme te ftohte.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave policia ka hyre menjehere ne veprim duke arrestuar nje person te dyshimte, qe ka rezultuar nje mik i viktimes.

Sipas burimeve, i riu u ndalua ne nje nga kafenete e universitetit, i armatosur me nje thike qe dyshohet te jete dhe arma e krimit.

Virginia Tech behet keshtu edhe njehere objekt i kronikes se zeze, pas masakres se 2 viteve me pare kur nje student me origjine koreane vrau me arme zjarri 32 persona, studente dhe profesore.

Top Channel