Partizani, tifozët plan antikrizë

22/01/2009 10:35

Në momente kritike nevojiten zgjidhje ekstreme dhe tifozët e Partizanit po shqyrtojnë të gjitha mënyrat e mundshme për të ndihmuar skuadrën që të dalë nga kriza.

Pakënaqësitë për mënyrën sesi presidenti Albert Xhani drejton skuadrën vazhdojnë, por mbështetësit e kuq kanë filluar të “vrasin mendjen” për ndihmën që mund t’i ofrojnë skuadrës së zemrës. Idetë nuk mungojnë dhe zgjidhja vjen nga vendet më të përparuara të Evropës Perëndimore, duke u bazuar kryesisht te modeli spanjoll.

Kërkesat që një pjesë e aksioneve të klubit të zotërohen nga tifozët dhe grumbullimi kolektiv i fondeve për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për të paguar rrogat e 4-5 lojtarëve cilësorë ishin propozimet që spikasnin.

Në këtë mënyrë, me një kontribut fare të vogël nga secili (nuk duhet harruar që Partizani është ekipi që ka numrin më të madh të tifozëve në Shqipëri), skuadra nuk do të shkrihet.

Mbi të gjitha, kjo do të bëjë që trajneri Shpëtim Duro të ketë në dispozicion një grup cilësor futbollistësh, me të cilët do të synojë të mbajë “demat” në Kategorinë Superiore.

Plani

Pasi qëndruan në rolin e spektatorit të thjeshtë gjatë kësaj periudhe, tashmë edhe tifozët kanë filluar të hedhin ide për t’i ardhur në ndihmë ekipit. Në forumin e tifozëve në faqen zyrtare të klubit, “partizani.net”, synimi është që të kopjohet modeli i përdorur te dy klubet më të mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

“Nëse organizohemi saktë, mendoj se mund t’i marrim ligjërisht aksionet e klubit. Ashtu si Reali dhe Barça, jemi në gjendje të vetadministrojmë të ardhurat gjigande që ka një klub kombëtar si Partizani”,shkruante një prej përdoruesve.

“Nevojitet një ansamble popullore e hapur, që të mos ketë korrupsion”. Nuk kanë munguar as propozimet e tjera, si “10 apo 15 dollarë në vit kontribut nga secili tifoz janë shumë pak dhe do të mjaftonin për të mbajtur në ekip 4-5 lojtarë cilësorë, pa llogaritur të ardhurat nga biletat apo të drejtat televizive, që ta bëjnë Partizanin ekip pretendent”, apo edhe “të
bëjmë marrëveshje me klubin, që ne si shoqatë anëtare të vendosim vetë se cilin futbollist do blejmë me fondet e grumbulluara”.

Situata

U largua drejt Greqisë, me premtimin e radhës se do të shlyejë rrogat e prapambetura, por në ambientet e klubit ende nuk ka mbërritur ndonjë lajm nga presidenti Xhani. Lojtarët vazhdojnë të  presin paratë që u takojnë, ndërkohë që edhe tekniku Duro është në ankth, pasi e ka të qartë se në këtë mënyrë nuk mund të vazhdohet.

Nëse situata nuk zgjidhet, edhe titullarët e mbetur do të largohen, ndërkohë që problemet financiare po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në përgatitjet e Partizanit për gjysmën

Top Channel