Papagalli corienton ndeshjen e futbollit!

22/01/2009 18:50

Eshte normale qe gjyqtari i nje ndeshjeje futbollit qe perdor kartonat per kundershtim te vendimeve te tij dhe per proteste.
Por ne nje kategori amatore ne Angli, ka ndodhur ngjarja e rralle, gjyqtari i takimit i ka drejtuar kartonin e verdhe nje papagalli.

Ka qene Me-Tu, papagalli i rralle nga senegali i cili ishte ne stadium bashke me te zonjen e tij.

Gjate gjithe ndeshjes edhe kur tifozeria ishte ne qetesi, papagalli imitonte vershellimen e bilibilit te gjyqtarit. Kur kjo gje filloi te behej gjithmone e me e shpeshte, u be dhe shqetesuese per lojtaret te cilet u corientuan ne fushen e lojes, duke e nderprere ate here pas here ose me sakte sa here qe papagalli kujtohej per te vershellyer si gjyqtari.

Pas kartonit te kuq e zonja e ka nxjerre jashte papagallin. Megjithate per media britanike e zonja e papagallit eshte ankuar pasi nuk mendon se ishte vendim i drejte per te nxjerre ate jashte si pas saj pse dikush mund te marre nje qen ne stadium dhe ajo mos te marre papagallin.

Top Channel