Nesta: Kam menduar largimin nga futbolli

22/01/2009 17:50

Alessandro Nesta rrefen nje pjese te erret te karrieres se tij profesionale.

Demtimet e shumta qe e kane penalizuar kohet e fundit mbrojtesin italian, kane bere qe ai te mendoje per nje terheqje te mundshme nga futbolli i luajtur, por tashme rekuperimi po ecen sipas parashikimeve dhe mendohet qe ai te luaje shume shpejt.

Pas dy muajve te kaluar ne Miami, Nesta pranon se deri tani ka bere nje pune shume te mire dhe ka shume deshire te rikthehet ne fushe. Mbrojtesi ndaloi ne muajin korrik per shkak te nje demtimi te rende dhe qe prej atehere, ai nuk ka mundur te shikoje drite ne tunel.

Problemet e shpines duket se kane marre fund dhe rikthimi ne fushe mund te rezultoje nje “blerje” e vertete per repartin difensiv te kuqezinjve edhe pse vetem pak kohe me pare, nje nga mbrojtesit me te mire te futbllit italian, mund t’i kishte dhene lamtumiren futbollit.

Top Channel