Krahas homazheve te varri i tij ne Prishtine, ish-kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova eshte perkujtuar edhe ne vendlindjen e tij, ne fshatin Cerce te Komunes se Istogut.

Familjaret e udheheqesit shumevjecar te Kosoves e kane vleresuar angazhimin e tij politik dhe kane shpalosur kujtime mbi koherat e kaluara.

Ibrahim Rugova ishte foshnje njemuajshe kur partizanet komuniste ia pushkatuan babain dhe gjyshin e tij.

“Ne ate kohe te rriteshe me nje prind dhe jetim ka qene e veshtire”, thote xhaxhai i Ibrahim Rugoves, i cili ishte perkujdesur qe ta edukoje dhe shkolloje.

Ai thote se do ta kishte pak me te lehte dhimbjen sikur Ibrahim Rugova ta kishte nenshkruar Deklaraten e Pavaresise me 17 shkurt 2008.

Perkunder dhembjes se madhe per vdekjen e familjarit te tyre banoret e fshatit Cerce theksojne se jane krenare qe Rugova luajti nje rol historik ne clirimin e pavaresimin e Kosoves.

Top Channel