Manchester City, gjobe marramendese per Robinho-n

22/01/2009 16:15

Nuk ka zgjatur me shume se gjysme sezoni bashkejetesa e lumtur mes Manchester City dhe sulmuesit Robinho.

Braziliani braktisi Real Madrid ne merkaton e veres per t’u bashkuar me anglezet i joshur nga rroga e madhe, por deri ne kete pike te sezonit ai ka zhgenjyer jo vetem me lojen, por edhe veprimet e tij.

Pasi eshte larguar nga qendra stervitore ne Tenerife te Spanjes, Robinho do perballet me masat ndeshkimore te trajnerit Mark Hughes dhe drejtuesve te klubit “Citizens”. Sulmuesi duhet te derdhe ne arken e skuadres rreth 340 mije euro per shkelje te rregullave.

Kjo eshte nje shenje e qarte se bashkejetesa mund te marre fund gjate muajve te veres. Robinho kerkohet me ngulm nga Chelsea, skuader e cila beri nje oferte zyrtare edhe gjate kohes qe ai luante per skuadren e Real Madrid. Celsi i realizimit te marreveshjes mund te rezultoje sulmuesi Drogba, i cili nuk luan prej kohesh ne formacionin titullar te bluve te Londres.

Top Channel