Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka uruar presidentin amerikan Obama per marrjen zyrtarisht te detyres.

“Zgjedhja juaj president i SHBA-se, shpalosi para botes kualitetet e qendrueshme te shoqerise amerikane, ne themelet e se ciles qendrojne vlerat e larta te shpirtit amerikan. Kosova dhe gjithe qytetaret e saj jane krenare me Shtetet e Bashkuara”, shkruhet ne mesazhin e urimit te kreut te qeverise kosovare.

“Kosova nuk do ta harroje asnjehere kontributin dhe perkrahjen e madhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes”, thuhet ne telegramin e kryeministrit.

“Ne emer te qeverise se Kosoves dhe ne emrin tim, ju shpreh pergezimet me te sinqerta, me urimin qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nen udheheqjen tuaj, te arrijne lulezim me te madh, zhvillim me te hovshem dhe suksese ne ndertimin e paqes anembane globit”, perfundon urimi.

Top Channel