Shqiptaret e Nju Jorkut perkujtuan Rugoven

21/01/2009 21:30

Pervjetori i trete i vdekjes se Ibrahim Rugoves u perkujtua edhe nga shqiptaret e Nju Jorkut.

Akademia perkujtimore ne nderim te veprimtarise dhe kontributit te ish-presidentit per pavaresine ishte organizuar nga Lidhja Demokratike e Dardanise.

“Rugova ishte ai qe me maturi dhe guxim hapi shtigjet per sovranitetin e Kosoves”, deklaroi gjate ceremonise kryetari i deges se LDD-se ne Amerike, Agim Rexha.

I pranishem ishte edhe konsulli shqiptar ne Nju Jork, Albert Jerasi. “Perkulem me respekt ndaj figures se Rugoves”, tha ai.

Te pranishem ne ceremoni ishin edhe perfaqesuesi shqiptar ne OKB, Andi Xhoi, si dhe zevendesambasadori shqiptar ne SHBA, Kreshnik Collaku.

Top Channel