Prishtine, u perkujtua sot figura e Rugoves

21/01/2009 21:10

Zyrtaret me te larte ne Prishtine kujtuan tre vjetorin e vdekjes se Ibrahim Rugoves me homazhe prane varrit te ish-presidentit.

“Do te vazhdojme me perkushtimet tona per te respektuar te kaluaren”, eshte shprehur gjate ceremonise kryeministri Hashim Thaci.

I pranishem ishte edhe kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj. “Respektojme presidentin Rugova dhe ndjejme mungesen e tij”, tha ai.

Ndersa kryetari i LDD-se, Nexhat Daci theksoi se, sot me shume se kurre Kosova ka nevoje per Rugoven.

Pas ceremonise u organizuan edhe simpoziume shkencore kushtuar jetes dhe vepres se Rugoves. LDK shpalli krijimin e fondacionit per liri dhe demokraci, “Ibrahim Rugova”.

“Vizioni politik i Rugoves per nje shtet te pavarur dhe sovran eshte permbushur”, deklaroi presidenti Sejdiu.

Top Channel