Mugello, Massa ne piste me ferrarin F60

21/01/2009 21:20

Kokekuqja e drejtuar nga braziliani Felipe Massa ka pershkuar 500 km ne pisten italiane te Mugello-s pa pesuar asnje problem teknik, gje qe tregon per besueshmerine e larte.

Makina e re Ferrari F60 e ka kaluar testin e pare ne praktike. Kokekuqja e drejtuar nga braziliani Felipe Massa ka pershkuar 500 km ne pisten italiane te Mugello-s pa pesuar asnje problem teknik, gje qe tregon per besueshmerine e larte.

Testet jane nderprere disa here per shkak te shiut qe perfshiu pisten, por braziliani ka arritur te kryeje 100 xhirot e para me njevendeshen e tij, ne Te cilen do te ulet ne sezonin 2009. Koha me e mire e arritur gjate seancave te sotme nga Massa eshte 1:33:353. Tekniket nga Maranello kane kryer gjithashtu edhe disa pit stop-e, duke improvizuar nje gare.

Dita e sotme simbolizoi eren e re per makinen Ferrari qe u eshte pershtatur rregullave te reja te vendosura nga FIA ne kuader te uljes se kostove financiare te Formula 1.

Top Channel