Nje president afroamerikan ne Shtepine e Bardhe ka ngacmuar fantazine e faktorit politik edhe ne Maqedoni.   

Partite shqiptare, duke iu referuar tolerances mes racave dhe etnive te ndryshme ne Shtetet e Bashkuara, thone se edhe ne Maqedoni duhet te kultivohet e njejta bashkejetese mes shqiptareve dhe maqedonasve.

“Zgjedhja e Obames duhet te merret si nje shembull per t’iu dhene fund sjelljeve diskriminuese ne Maqedoni”, ka deklaruar deputetja e BDI, Teuta Arifi.

Ndersa Besim Bogdani i PDSH-se eshte shprehur: “Te votohen edhe shqiptaret. Ata kane treguar se jane nje etni qe dine te bashkejetojne”.

Deputetet shqiptare shpresojne se zgjedhja e Obames nuk do te ndryshoje politikat e SHBA ndaj Ballkanit.

Top Channel