Jordania, lamtumire me kepuce presidentit Bush

21/01/2009 14:25

Jordanezet i kane rezervuar nje ceremoni te vecante lamtumire presidentit Xhorxh Bush. Qindra njerez u grumbulluan ne kryeqytetin Aman dhe hodhen kepuce drejt fotove te tij.

Menjehere pas ceremonise se betimit te pasardhesit Barack Obama, qindra te rinj hodhen slogane kunder Bush dhe ngriten lart figuren e ish- presidentit irakian Sadam Husein.

Nje nga organizatoret e kesaj ngjarjeje tha se vitet e presidences se Bush do te kujtohen si momente tiranie dhe ligesie. Pak kohe me pare, nje gazetar irakian goditi me kepuce presidentit, gjate nje konference per shtyp ne Bagdad, veprim qe u prit me entuziazem ne shume vende arabe.

Top Channel