Izraeli perfundon terheqjen nga Gaza

21/01/2009 09:30

Trupat izraelite i kane dhene fund terheqjes nga Rripi i Gazes, deklaroi nje zedhenes i ushtrise. “Mengjesin e sotem ushtari i fundit u largua nga Gaza”, sqaroi ai, ndersa shtoi se megjithate ushtria ndodhet rreth Rripit te Gazes ne rast te perballjes me ndonje te papritur.

Shumica e trupave ishin terhequr perpara ceremonise se betimit te presidentit amerikan Obama, qe sipas analisteve ishte perpjekje per te mos zbehur nisjen e nje ere te re ne nje aleance kyce.

Nderkaq, OKB ka kerkuar qe Izraeli te hape pikat kufitare me Gazen dhe te lejoje kalimin e ndihmave dhe materialeve te ndertimit per rikonstruksionin e shtepive.

Megjithate, armepushimi mes Izraelit e Hamasit nuk parashikon ndonje marreveshje per hapjen e kufijve, qe kontrollohen nga Izraeli.

Top Channel