Gazi, vijon fluksi ne Hungari e Serbi

21/01/2009 16:15

Ne Serbi dhe Hungari kane rifilluar sot furnizimet me gazin rus, i nderprere per shkak te krizes energjitike mes Rusise dhe Ukraines.

Hungaria merr sasine e plote te gazit te negociuar me Mosken, 38 milione metra kub ne dite, ka bere te ditur ministri i Energjitikes, Csaba Molnar.

Ndersa ne Serbi, sipas drejtorit te Entit kombetar per shperndarjen e gazit, Dusan Bajatovic, fluksi ka filluar ne mengjes sipas sasise se parashikuar, 10 milione metra kub ne dite.

Marreveshja mes Moskes dhe Kievit per kalimin e gazit rus tranzit permes Ukraines u arrit pak dite me pare nga kryeministrat e dy vendeve, Putin dhe Timoshenko.

Fale ketij pakti kane perfituar edhe vendet perendimore te kontinentit te vjeter, qe furnizohen nga kolosi rus i energjitikes “Gazprom”.

Top Channel