Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha ka pritur sot ne nje takim ish-kryeministrin e Kosoves, Agim Ceku, te cilin e ka garantuar se Tirana zyrtare do te vazhdoje te mbeshtese Kosoven ne proceset qe ka perpara.

“Ju siguroj per mbeshtetjen dhe perkushtimin e vazhdueshem te qeverise dhe diplomacise shqiptare ne funksion te konsolidimit te shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare”, eshte shprehur Basha.

Ndersa kryetari i Partise Socialdemokrate, Ceku, shprehu mirenjohjen e tij per ndihmen e gjithanshme te Shqiperise si ne procesin e pavaresise se Kosoves, ashtu edhe ne forcimin e shtetit ligjor.

Ai ka theksuar se ndihma e Shqiperise do te jete gjithmone e mirepritur. Me tej dy lideret kane biseduar edhe per zhvillimet e fundit ne rajon.

Top Channel