Mal i Zi, akuza per dhune 9 ish-zyrtareve

20/01/2009 15:25

Autoritetet e drejtesise ne Mal te Zi kane ngritur akuza ndaj 7 ish-agjenteve te policise, te dyshuar per debimin me force te 79 civileve boshnjake ne vitin 1992.

Sic raportojne agjencite lokale te lajmeve, pjesa me e madhe e civileve boshnjake ishin futur ne nje burg malazez dhe konsideroheshin si persona te vdekur.

Per kete arsye prokuroria e Podgorices ka ngritur akuzat ndaj 7 policeve dhe dy ish-zevendesministrave te Brendshem.

Nderkohe, qeveria e Malit te Zi ka vendosur demshperblimin e familjeve te viktimave te ketij krimi me nje vlere totale prej 5 milione dollaresh.

Top Channel