Kosove, neser 3 vjet nga vdekja e Rugoves

20/01/2009 16:10

Neser me 21 janar shenohet trevjetori i vdekjes se presidentit historik te Kosoves Ibrahim Rugova, i konsideruar si arkitekti i pavaresise.

Me kete rast do te zhvillohen nje seri aktivitetesh perkujtimore nen kujdesin e presidentit Fatmir Sejdiu, i cili gjate paradites do te drejtoje nje seance ne Teatrin Kombetar ne Prishtine, si dhe do te vizitoje familjen Rugova.

Gjithashtu, kreu i shtetit me te ri te Evropes do te beje homazhe tek varri i liderit historik te Kosoves.

Aktivitete kane pergatitur edhe parti te ndryshme, ne vecanti Lidhja Demokratike e Kosoves. Gjithashtu, neser do te promovohen edhe disa libra mbi jeten dhe veprimtarine e presidentit te ndjere.

Top Channel