Femrat kerkojne shume kohe per t’u joshur

20/01/2009 10:25

Nga ana matematikore, te fitosh nje femer do te thote t’i vish rrotull per nje kohe te gjate.

Sa me shume te zgjase kjo periudhe joshjeje, aq me shume pike fiton pretendenti ne syte e saj, ndersa femra ka nevoje per me shume kohe per te kuptuar nese personi qe i vjen rrotull eshte ai i duhuri.

Nje studim matematik i skuadres se Robert Seymour nga University College ne Londer eshte perqendruar ne fenomenin e joshjes dhe kohen qe duhet te zgjase. Ekspertet kane realizuar nje model te joshjes bazuar ne teorine e lojes per te analizuar sjelljet e ciftit.

Joshja per nje periudhe te gjate i jep mundesi femres te kete me shume informacion per mashkullin, nese ai ka ndermend nje lidhje serioze apo jo. Meshkujt pak te besueshem nuk kane deshire ta zgjasin gjate lojen, pasi kerkojne te hyjne menjehere  ne teme.

Por femrave kjo nuk u pelqen. Nje joshje e gjate con ne me pak zgjedhje te gabuara. Kjo mund te shpjegoje edhe idene se nje gura nuk do te donte te flinte kurre me nje mashkull qe ne takimin e pare.

Top Channel