Vendimi i presidentit Fatmir Sejdiu per te mos zhvilluar zgjedhjet ne Kosove sipas afateve kushtetutese, eshte kritikuar edhe nga ekspertet e drejtesise.

Ndersa e kane cilesuar si antidemokratik, ata vleresojne se mbeshtetja e ketij vendimi nga faktori nderkombetar lidhet me faktin se Kosova mund te konsiderohet ende si shtet jofunksional.

Sipas ekspertit te se drejtes Kushtetuese Abdullah Rrobaj, veprimi i presidentit nuk eshte fare demokratik dhe parimor kur dihet se sipas Kushtetutes, presidenti paraqet unitetin e popullit e jo te unitetit te koalicionit qeverises, apo interesave te ngushta, te grupeve te caktuara vendore dhe nderkombetare
 
“Sipas kushtetutes presidenti duhet te paraqese unitetin, po duke u nisur nga fakti qe ai ka ardhur nga nje parti politike, atehere vendimin e presidentit duhet te jene shume te bazuara ne Kushtetute”, u shpreh Rrobaj.

Ndersa per partite e koalicionit ne pushtet PDK dhe LDK vendimi eshte i drejte.

“PDK mbeshtet vendimin legjitim te institucionit qendror te Kosoves. Ne do te vazhdojme mandatin e plote ne perputhshmeri me Kushtetuten”, u shpreh Bleront Stavileci, zedhenes i PDK-se.  

Top Channel