Trupat Mbrojtese te Kosoves do te pushojne se ekzistuari qe pas mesnates se sotme, ndersa me 21 janar fillon zyrtarisht misionin e saj Forca e Sigurise se Kosoves.

Presidenti Fatmir Sejdiu do te vizitoje me kete rast Shtabin e Pergjithshem te TMK-se, ku do ta dekoroje gjeneral Sylejman Selimin.

Forca e Sigurise do te perbehet nga 2.500 pjesetare aktiv dhe 800 rezerve te armatosur lehte. Konkursi per aplikim per te gjithe shtetasit e Kosoves do te hapet neser. Ajo nuk do te jete ushtri dhe rolin kryesor per sigurine ne Kosove do te vazhdojne ta kene trupat paqeruajtese te NATO-s.

Ministri i Forces se Sigurise se Kosoves, Fehmi Mujota ka thene se rreth 10 perqind e pjesetareve te forces se re te sigurise do te jene nga radhet e pakicave.

Top Channel