Kryetari i partise Aleanca per Kosoven e Re, biznesmeni i njohur Behxhet Pacolli po merr pjese ne ceremonine e inaugurimit te presidentit te ri te SHBA, Barack Obama.

Lajmi behet i ditur permes nje komunikate per shtyp nga selia e AKR-se ne Prishtine, ne te cilen theksohet se Pacolli eshte i vetmi lider nga Kosova qe ka marre ftese nga Departamenti i Shtetit.

Sipas burimit, pervecse ne ceremoni, kreu i AKR do te takohet edhe me shume autoritete amerikane, mes te cilave zevendespresidentin Joe Biden.

Gjithashtu, ai eshte ftuar edhe ne organizimet e vecanta te kesaj ceremonie, ku marrin pjese nje numer i kufizuar personalitetesh, thuhet me tej ne komunikate

Top Channel