Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic eshte paraqitur sot para trupit gjykues ne Hage per t’u njohur me akuzen e re qe prokuroret kane hartuar ne ngarkim te tij.

Seanca ka qene degjimore dhe ne te eshte njoftuar se akuza e re, e hartuar ne shtator, ka tashme elemente te rinj qe jane perkthyer vetem pak dite me pare.

Karaxhic akuzohet per genocid dhe krime kunder njerezimit gjate luftes ne Bosnje-Hercegovine ne vitet ’90. Ai u arrestua ne Beograd ne korrik te 2008 pas 13 vitesh ne arrati.

Gjykata e Hages eshte ende ne kerkim te dy te akuzuarve te tjere, Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic, te dy udheheqes te serbeve perkatesisht ne Bosnje dhe Kroaci.

Top Channel