Gjeniu i botes? Nje 8 vjecar maqedonas

19/01/2009 19:45

8 vjecari maqedonas Marko Calasan ka thyer nje rekord boteror duke marre edhe primatin absolut. Femija eshte testuar nga sistemi administrator i kompanise Microsoft, duke e kaluar me sukses provimin. Keshtu, ai eshte bere profesionisti me i ri ne bote qe kalon testin e kompanise Microsoft.

Pas kesaj ngjarjeje, Shkupi e ka pritur si hero djalin 8 vjecar, emri i te cilit eshte permnedur shpesh nga mediat dhe eshte nderuar nga kryeministri Gruevski. Ai eshte quajtur me nofken “Moxarti i kompjuterit”.

Qe kur ishte i vogel, Marko mund te konsiderohej vertete nje gjeni pasi ne moshen 2 vjecare mesoi leximin ndersa 2 vjet me vone gjuhen angleze. Prinderit e 8 vjecarit drejtojne nje shkolle informatike dhe shpesh therrasin djalin e tyre per te riparuar problemet me kompjuterat.

“Eshte nje femije me dhunti te medha edhe pse femijet ne moshen e tij e dine kompiuterin shume mire”, shprehet mamaja e gjeniut. Ne ndryshim nga bashkemoshataret e tij, Marko nuk i pelqen videolojerat por preferon shume matematiken dhe astronomine.

Me konkurimin ne kompanine Microsoft, Marko ka zbritur nga vendi i pare nje vajze indiane, e cila gjate muajit dhjetor kaloi provimin “Microsoft Certified Professional”. Qe ne moshen 3 vjecare, vajza indiane arrinte te recitonte permendesh deri ne 1300 strofa te poemes antike te Tamilit, e shkruar 2 mije vjet me pare. 

 

Top Channel